Thursday, April 25, 2024

Vritet me armë 36-vjeçari shqiptar në Itali

Një 36-vjeçar shqiptar ka mbetur i vdekur pas një përplasjeje me armë mes disa shqiptarëve në Piza të Italisë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes në komunën Castelnuovo Vai di Cecina, ku viktima u qëllua teksa ndodhej në automjet me një person tjetër, i cili kërkoi ndihmë, por shqiptari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, shkruan Tgcom 24.

Të dyshuar për këtë ngjarje, janë dy persona të cilët pas vrasjes janë arratisur me një automjet me ngjyrë të errët.

Identiteti i viktimës dhe autorëve ende nuk është bërë i ditur nga autoritetet.

Policia italiane ka ngritur postoblloqe dhe patrulla kontrolli në të gjithë rajonin dhe është në kërkim të autorëve.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë