Friday, March 29, 2024

Vrau vëllanë dhe kunatën, identifikohet autori

Arsen Muskurti është autori i ngjarjes së rëndë të ndodhur në kryeqytet pasditen e së martës, i cili vrau vëllanë dhe kunatën, Dritan dhe Nora Muskurti.

Ai ka arritur të largohet nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim. Mësohet se autori njihej edhe me emrin Hamza Kastrati.

Forcat operacionale janë duke kryer disa kontrolle rreth rrugicave në rrugën “Islam Alla, aty ku dhe ndodhi  ngjarja e rëndë.

Ferhati bëri të ditur se aktualisht po kryhen veprimet e para hetimore, teksa policia ka shtuar perimetrin e sigurisë dhe n raportohet se ngjarja është regjistruar pranë një agjencie turistike.

Ende nuk dihet nëse viktimat janë banorë apo jo banorë të zonës dhe dyshohet që nga ana e autorit të jetë përdorur një armë zjarri pistoletë. Nuk dihen motivet dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë