Friday, March 29, 2024

Vrasje misterioze në Peqin/ 45-vjeçarin e ekzekutojnë me armë zjarri, trupi gjendet në lumin Shkumbin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Peqin, ku një 45-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri. Trupi i pajetë gjetur i pajetë në lagjen Çezmë, në afërsi të lumit Shkumbin, teksa nuk dihet ende se ku është kryer vrasja.

Dyshohet se viktima nuk është banor i zonës, madje ka dyshime se vrasja është kryer diku tjetër dhe më pas ekzekutorët e kanë sjellë trupin e pajetë aty.

Njoftimi i policisë

Në lagjen Çezmë, Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin, është gjetur i vrarë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, një shtetas rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar.Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë krehjen e zonës.Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për identifikimin e viktimës, zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë