Friday, March 29, 2024

Vrasja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, Gjykata lë në burg dy vëllezërit

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për dy vëllezërit Fredi dhe Pajtim Rrushi, të cilët akuzohen për rrëmbimin dhe vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha.

Avokati Alban Brengasi ka pretenduar në Gjykatë se nuk provohet që vrasja është kryer nga Fredi Rrushi. Madje sipas tij, nuk provohet që viktima dhe i pandehuri  të kenë pasur ndonjë konflikt.

Trupi i pajetë i biznesmenit Hoxha, i zhdukur që prej 20 tetorit, u gjet i varrosur me zhavorr në Qafë-Mollë më 6 nëntor.

Fredi Rrushi dyshohet se është ekzekutori i Ruzhdi Hoxhës, ndërsa i vëllai Pajtim Rrushi e ka ndihmuar për të fshehur krimin dhe akuzohet si bashkëpunëtor.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë