Thursday, April 25, 2024

Vranë kushëririn për tokën, dënohen me 37 vite burg babë e bir

Et’hem dhe Dino Muhaj, babë e bir të akuzuar për vrasjen e Alket Muho më 6 shtator të 2018 në fshatin Rabije në Memaliaj, janë dënuar me 37 vjet burg. Konkretisht Et’hem Muhaj është dënuar me 20 vite burg ndërsa i biri Dino Muhaj me 17 vite burg.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër, ndërsa seancae fundit gjyqësore është mbajtur nën masa të rrepta sigurie nën prezencë të familjarëve të dhe afërm nga të dy familjet.

Në pretencën e tij prokurori i çështjes Julian Cafka kishte kërkuar nga 23 vite burg për secilin, me akuzën e vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim, nga 6 vite për armëmbajtje pa leje dhe nga 1 vit burg për prodhim pa leje të armë sportive, (në total 30 vite burg për secilin). Por, Gjykatësja Çibuku ka dhënë 20 vjet burgim për Et’hem Muhon dhe 17 vjet burgim për të birin e tij Dino Muho.

Alket Muhaj u gjet i pajetë, në tokat bujqësore që kishin në pronësi. Shkak dyshohet se u bë një konflikt pronësie që viktima kishte pasur me dy autorët e ngjarjes.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë