Friday, March 29, 2024

Von der Leyen: Rusia është kërcënim i drejtpërdrejtë për rendin botëror

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen deklaroi se agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe sjellja e saj me ndërkombëtarët përbën kërcënim të madh për rendin botëror.

Deklaratën, von der Leyen e bëri këtë të enjte para gazetarëve pas vizitës në Tokio ku u takua me kryeministrin japonez, Fumio Kishida, shkruan CNN.

“Rusia është sot kërcënimi më i drejtpërdrejtë për rendin botëror me një luftë barbare kundër Ukrainës, paktin e saj shqetësues me Kinën dhe thirrjen e tyre për marrëdhënie të reja dhe shumë arbitrare ndërkombëtare”, tha ajo.

Von der Leyen dhe presidenti i Këshillit të Europës Charles Michel, ndodhen në Tokio për të marrë pjesë në samitin e 28-të BE-Japoni, gjatë të cilit mbështetja për Ukrainën ishte në rendin e ditës.

Në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, Japonia dhe Bashkimi Europian kanë vendosur  një sërë sanksionesh kundër Rusisë, duke përfshirë ngrirjen e aseteve të presidentit Vladimir Putin dhe anëtarëve të familjes së tij.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë