Wednesday, April 17, 2024

Vlahoviç nuk ndalet në Seria A, barazon rekordin e Ronaldos

Fiorentina nuk shkoi në shumë se barazimi 2-2 ndaj Sasuolos dhe ndalet pas tre fitoreve radhazi në kampionat. Për vjollcët protagonist në këtë ndeshje ishte përsëri Dushan Vlahoviç.

Serbi shënoi golin e parë të sfidës dhe e mbyll vitin në kuotën e 33 golave të shënuar në kampionat.

Po aq sa serbi, ka shënuar dhe Kristiano Ronaldo në vitin 2020 dhe Omar Sivori në 1961. Vetëm Feliçe Borel me 41 gola dhe Gunar Nordal me 36 kanë bërë më mirë se Vlahoviç.

Dushan Vlahoviç po shkruan emrin e tij me gërma të arta në historinë e Serisë A dhe skuadrat që kërkojnë të përfitojnë nga shërbimet e tij nuk janë të pakta.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë