Friday, April 19, 2024

Vladimir Putin dhe Xi Jinping do të marrin pjesë në Samitin e G20-s në Indonezi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai kinez, Xi Jinping do të marrin pjesë në Samitin e 20 vendeve më të industrializuara të botës (G20), që do të zhvillohet në muajin nëntor në Bali të Indonezisë.

Lajmi u konfirmua nga një këshilltar i Presidentit të Indonezisë, Joko Widodo për agjencinë e lajmeve, Reuters.

“Jokowi më tha se Xi dhe Putin po planifikojnë të marrin pjesë në Bali,” u shpreh këshilltari Andi Widjajanto, i cili drejton Institutin Kombëtar të Rezistencës në Indonezi.

Zyrtarët në Indonezi janë përballur me presion nga vendet perëndimore për të tërhequr ftesën e saj drejtuar Putinit, për shkak të pushtimit rus në Ukrainë.

Indonezia ka ftuar gjithashtu presidentin ukrainas, Volodimir Zelenskin për të marrë pjesë në samitin e Balit.

Presidenti Jokowi ka kërkuar të pozicionohet si ndërmjetës me Rusisë dhe Ukrainës, ku ka patur takime me homologët e dy vendeve dhe ka bërë thirrje për përfundimin e luftës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë