Tuesday, March 19, 2024

Vjosa Osmani: Kemi bërë progres në lobimin për njohje nga pesë vende të BE-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pohoi se Prishtina ka bërë progres në lobimin për njohje nga pesë vendet e BE-së që ende nuk e njohin pavarësinë e vendit.

Në një intervistë për Euractiv, Osmani u shpreh se Kosova ka tashmë një nivel të lartë të bashkëpunimit ekonomik me disa nga këto vende, në fushën e turizmit dhe kulturës dhe se ka njohje reciproke të dokumenteve, kështu që, sipas saj mbetet njohja formale.

“Por ne duam t’i përdorim këto vite në dy fronte, njëra, për t’u siguruar që të shtyjmë përpara për reforma të rëndësishme në vendin tonë që do të na afronin me BE-në. Dhe së dyti, për të bindur të gjithë anëtarët e BE-së që të mbështesin anëtarësimin e Kosovës dhe të na japin statusin e kandidatit”, theksoi Osmani.

E pyetur nëse ka ndonjë strategji apo qasje specifike që po përdoret me pesë shtetet e BE-së, ajo tha se po ndërmerret një qasje hap pas hapi dhe është bërë përparim.

Qiproja, Greqia, Spanja, Rumania dhe Sllovakia nuk e njohin pavarësinë e Kosovës nga Serbia, e shpallur në vitin 2008 pas një lufte brutale të viteve 1998-99, ku u vranë 13,000 njerëz dhe u zhvendosën deri në 1.4 milionë shqiptarë etnikë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë