Friday, March 29, 2024

Viti 2022 nis keq për Lionel Mesin, argjentinasi infektohet me Covid-19

Ylli argjentinas, Leo Mesi, ditën e djeshme, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Ai së bashku me tre lojtarë të tjerë të PSG janë karantinuar në shtëpitë e tyre, në prag të sfidës në Kupën e Francës.

Për Mesin ky është një fillim jo fort i mirë për këtë vit të ri, që pas ndeshjes së kupës, pritet të mungojë dhe në kampionat në sfidën me Lion të dielën e ardhsme, nëse testet e tjera rezultojnë pozitive. Për momentin argjentinasi është në izolim dhe në gjendje shumë të mirë duke ndjekur rregullat e shëndetit në këto raste.

Lojtarët e tjerë të infektuar në rradhët e PSG janë Bernat, Serxhio Riko dhe Bitumazala. Ekipi kishte kryer testet përpara udhëtimit të tyre drejt Vanë, për sfidën e raundit të 16 të Kupes së Francës.

Klubi bëri me dije ditën e djeshme se 4 lojtarë dhe një anëtar i stafit kanë rezultuar pozitiv, por pa përmendur se kush. Ndërkohë emrat u bënë publik ditën e sotme.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë