Friday, April 19, 2024

VIDEO | Tension dhe përplasje mes dy trajnerëve, Tomas Tuhel dhe Antonio Konte

Trajnerët Tomas Tuhel dhe Antonio Konte kanë pasur përplasje mes tyre, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes Çelsi-Totenhem, e cila u mbyll me rezultatin 2-2.

Përplasja filloi në pjesën e dytë të ndeshjes, kur Tuhel i është vërsulur Kontes në një moment kur ky i fundit po festonte golin e barazimit të përkohshëm 1-1 dhe të dy u ndëshkuan me karton të verdhë.

Pak minuta më vonë erdhi goli i rezultatit 2-1 për Çelsin dhe Tuhel shfrytëzoi rastin për t’u hakmarrë ndaj Kontes, duke vrapuar drejt teknikut italian.

Fundi i ndeshjes solli përplasjen e radhës, pasi Konte shkoi t’i shtrëngonte dorën gjermanit dhe ky i fundit nuk ia lëshoi duke sjellë kacafytjen e radhës. Gjyqtari i ndëshkoi të dy ata me karton të kuq.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë