Thursday, March 28, 2024

Video/ Rusia shkel armëpushimin, vijojnë bombardimet në Ukrainë

Rusia vijon të shkelë armëpushimin e vendosur për krijimin korridoreve humanitare. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ka pasur shpërthime në Orikhiv.

Gazetari Charles Stratford i Al Jazeera-s, duke raportuar tha se dëgjoi granatime në afërsi të qytetit, të vendosur përgjatë korridorit humanitar që supozohet të lejojë kalimin e sigurt të civilëve nga Mariupol në Zaporizhzhia.

“Të gjitha provat sugjerojnë se në gjysmë ore e fundit ose më shumë se ky armëpushim mund të mos jetë më në veprim, ai mund të jetë prishur. Ne nuk mund ta konfirmojmë këtë, por sigurisht që ka pasur shumë granatime të rënda që kemi dëgjuar në gjysmë ore të fundit në këtë zonë”, tha ai. Ndërkohë e njëjta situatë ka qenë dhe në disa qytete të tjera.

Sipas mediave ndërkombëtare ka pasur dhe civilë të vrarë. Autoritetet ukrainase konfirmuan se në Irpin u vranë të dielën tre persona, mes tyre dy fëmijë. Mediat raportojnë se, forcat ruse po rrahin qëllimisht civilët që përpiqen të largohen nga Irpin këtë mëngjes. “Një grua, një djalë, një vajzë adoleshente më vdiqën para syve dhe një burrë u plagos rëndë. Duhet të ketë qenë një familje…”, shkruan gazetari Andriy Dubchak, i cili ishte në vendngjarje dhe postoi këtë video të tmerrshme në rrjetet sociale.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë