Friday, April 19, 2024

Video/ Rama vizitë zyrtare në Kajro, pritet në aeroport nga kryeministri egjiptian

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur ditën e sotme në Egjipt, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare. Kreu i qeverisë ka publikuar në rrjetin social Facebook, pamjet e mbërritjes në kryeqytetin Kajro dhe ceremonisë së pritjes në aeroport nga kryeministri vendas Moustafa Madbouly.

Pas pritjes zyrtare në aeroport, të dy kryeministrat janë drejtuar drejt godinës qeveritare, ku do të zhvillojnë një takim mes tyre.

Nuk dihen ende arsyet e kësaj vizite, por në vijim pritet që të zbardhen detaje nga vizita, por edhe nga takimi i kryeministrit shqiptar me homologun e tij egjiptian.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë