Thursday, March 28, 2024

Video/ Publikohen pamjet e atentatit në “Astir”, si u ekzekutua Erigers Mihasi dhe shoku i tij

Emisioni “Në shënjestër” ka publikuar sot pamjet e atentatit të 13 nëntorit në zonën e Asitrit në Tiranë, ku mbeti i vrarë 32-vjeçari Erigers Mihasi dhe shoku i tij Armando Dumani, 26 vjeç.

Në pamje duket automjeti tip “Audi” i bardhë me të cilin lëvizte Mihasi dhe Dumani, ndërsa nga pas afrohet makina e autorëve dhe nga sedilja e pasme qëllohet në një distancë të afërt ,në pjesën anësore të makinës së viktimave. 13 plumba janë zbrazur vetëm mbi 32-vjeçarin Mihasi.

Ata janë ndjekur për disa metra nga autorët që kanë qëlluar nga njëra anë e “Audit” luksoz të identifikuar dhe me targat EM (Erigers Mihasi), i cili ishte shënjestra e atentatit.

“Audi” i bardhë, ku udhëtonin Erigers Mihasi dhe Armando Dumani, ka ulur shpejtësinë teksa i afrohej zonës së njohur si ‘Dy rrathët’, ndërsa ora shënonte 19:26 minuta.
Në këtë moment, në krah të makinës së viktimave vjen makina e autorëve, një automjet tip “Toyota” me ngjyrë të zezë nga ku autorët fillimisht e qëllojnë makinën e viktimave nga pas dhe më tej, i dalin makinës së viktimave në krahun e pasagjerit, ku e qëllojnë sërish me breshëri kallashnikovi.

Krimi ndodh në pak sekonda. Autorët janë ndihmuar të kryejnë atentatin edhe për faktin që pikërisht në atë moment, korsia ka qenë e lirë.
Pas krimit shihet një autobus që ndalon dhe qytetarët të alarmuar që zbresin.

Atentati ka qenë i mirëmenduar dhe si ekzekutori ashtu dhe personi që drejtonte mjetin shfaqen si profesionistë. Menjëherë pasi kryejnë ekzekutimin, autorët marrin rrugën drejt ish-sheshit “Shqiponja”, duke qarkulluar me shpejtësi drejt mbikalimit të Kamzës dhe më pas drejt Fushë-Krujës, ku u gjet makina e tyre duke u djegur.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë