Tuesday, April 16, 2024

Video/ Presidenti Biden merr ‘një sy gjumë’ gjatë samitit për Klimën

Video ku shfaqet presidenti Joe Biden duke marrë ‘një sy gjumë’ gjatë fjalimeve në Samitin e Liderëve për Ndryshimet Klimatike është bërë virale në mediat sociale.

78-vjeçari Biden, i cili paralajmëroi pjesëtarët e shërbimit ushtarak këtë verë se zyrtarët e lartë të Pentagonit e konsiderojnë ndryshimin e klimës si “kërcënimin më të madh” për sigurinë kombëtare të Amerikës në vitet e ardhshme, është kapur në kamera në gjendje gjumi!

“Biden duket se e zë gjumi gjatë fjalimeve hapëse të COP 26”, ka shkruar gazetari i Washington Post, Purser Brown në përshkrimin e një videoje që tregonte Biden duke mbyllur sytë për periudha të caktuara kohore përpara se një ndihmës t’i afrohej me një lloj mesazhi.

Biden u pa gjithashtu duke fshirë sytë dhe videoja u bë shpejt virale duke mos munguar as komentet në rrjetet sociale.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë