Thursday, March 28, 2024

Video/ Mrekullia “Bernabeu”: Stadiumi i ri do të jetë mbresëlënës

Një perlë autentike arkitekturore që tashmë është bërë revolucionare pas një videoje të thjeshtë ilustruese të publikuar nga Real Madrid.

Është ‘Santiago Bernabeu’ i ri, shtëpia e merenues, e cila pas disa punimeve të mirëmbajtjes është shndërruar në një vepër mbresëlënëse për të mos thënë “kryeveper”.

Sistemi mbresëlënës i mirëmbajtjes së fushes e transformon terrenin e Real Madridit në një shesh lojrash shumëfunksionale.

Në fakt, bari mund të ruhet në një sistem tabakash më të avancuar që mbron fushën, ndërsa një terren artificial vendoset në stadium për t’i ofruar Bernabeut mundësinë për të pritur ngjarje të tjera sportive, konferenca dhe koncerte.

Secila prej tabakave në të cilat ruhet pjesa e barit vendoset njëra mbi tjetrën në një garazh të ajrosur 35 metra të thellë.

Kjo hapësirë ​​përfshin ventilim, ajër të kondicionuar, sistem vaditjeje, vendkalime anësore për mirëmbajtje, ndriçim LED, kamera survejimi dhe terapi me rreze ultraviolet për të mbajtur tokën të paprekur. Ndërkohë në video shihet edhe sesi Real Madridi do ta përdorë fushën kur nuk ka ndeshje ekipore.

Do të organizohen koncerte, kongrese, panaire me bare brenda stadiumit që do të funksionojnë para, gjatë dhe pas ndeshjes, me mundësinë që të pranishmit të porosisin ushqim dhe pije nga vendi i tyre nëpërmjet një aplikacioni.

Por kjo nuk është e gjitha. Stadiumi do të ketë pesë restorante të ndërthurura me bare spektakolare Sky në gjysmë të rrugës midis një restoranti dhe një bari koktej. Lajmi i madh është sigurisht fusha e tërhequr. Pamjet e shfaqura në videon e Real Madridit nxjerrin në pah se si fusha e Bernabeut mund të hiqet me një mekanizëm të automatizuar, duke lënë hapësirë ​​për ngjarje të tjera.

Fusha gjithashtu mund të ndahet në dy pjesë: nga njëra anë do të jetë e mundur të luhet një garë basketbolli me shumë parket të vendosur për rastin, nga ana tjetër një shesh lojrash për të luajtur tenis ose futboll amerikan (në këtë rast do të jetë i gjithë perimetri i lojës është i nevojshëm).

Prandaj stadiumi Bernabeu do të bëhet një strukturë aktive shtatë ditë në javë gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm për ndeshjet e Real Madridit i cili me këtë projekt do të rrisë shumë të ardhurat e tij.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë