Futbollisti ukrainas, Oleksandr Zinchenko është përlotur gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Skocisë.
26-vjeçari tha se është ëndrra e çdo ukrainasi që lufta të përfundojë dhe kombëtarja e Ukrainës të kualifikohet për në botëror.
“Çdo ukrainas ëndërron që të ndalet lufta. Ëndrra jonë është që të kualifikohemi në Kupën e Botës dhe t’iu japim emocione ukrainasve”, tha Zinchenko mes lotësh.
🗣️ “Every Ukrainian has the main dream to stop the war.”
Manchester City defender Oleksandr Zinchenko struggles to hold back the tears as he talks about Russia’s conflict with Ukraine 💛💙pic.twitter.com/Tl3e0zb1GN
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) May 31, 2022
Ukraina do të kërkojë fitoren sonte në mbrëmje ndaj Skocisë, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalet e “Playoff” për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Sfida që do luhet në stadiumin “Hampden Park” të Gllazgout, ishte planifikuar për t’u zhvilluar muaj më parë, por u shty për shkak të agresionit rus në Ukrainë.
Fituesi i kësaj ndeshjeje do të përballet më pas me Kombëtaren e Uellsit.