Saturday, April 20, 2024

VIDEO | Ekzekutimi në Shkodër, momenti kur babai identifikon trupin e të birit

Konfidenciale ka siguruar videon, në pamjet e trishtueshtueshme të së cilës shfaqet babai i Erjon Xhenjes, viktimës së atentatit në Shkodër, i cili identifikon trupin e pajetë të të birit.

I shoqëruar nga efektivë të policisë, ai hyn në ambientet e brendshme të lokalit ku ndodhi vrasja dhe sheh trupin djalit të tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës në lagjen “Kiras”, ku Xhenje ndodhej në brendësi të një lokali.

Disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të lokalit, duke e lënë të vdekur në vend të riun.

Forca të shumta të policisë ndodhen në vendin e ngjarjes, ku po bëhet e mundur gjetja e provave të mundshme.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë