Thursday, March 28, 2024

Video/ Anija më e shpejtë amerikane ankorohet në Durrës

Në ditën e Marinës në Shqipëri, Ambasada amerikane ka publikuar pamjet gjatë ndalesës së anijes Trenton  cila është një nga anijet më të shpejta të Marinës së SHBA.

Ambasada në këtë ditë uron të gjithë personelin që shërbejnë në këtë forcë të rëndësishme në SHBA, Shqipëri dhe kudo në botë.

Postimi i Ambasadës: 

“Sot, në Ditën e Marinës, përshëndesim të gjithë personelin ushtarak që kanë shërbyer, në të kaluarën dhe në të tashmen, në Marinën e Shteteve të Bashkuara, marinën më të madhe dhe më të fuqishme në botë. Ne duam ta festojmë këtë ditë me këto pamje të xhiruara gjatë ndalesës së anijes Trenton të Marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Portin e Durrësit javën e kaluar.

  • USNS Trenton është një nga anijet transportuese më të shpejta të Marinës së Shteteve të Bashkuara dhe një nga më të rejat, e ndërtuar në vitin 2014. Shihni këto pamje dhe Gëzuar Ditën e Marinës për të gjithë burrat dhe gratë që shërbejnë në këtë forcë të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara, Shqipëri dhe kudo në botë!”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë