Thursday, March 28, 2024

Universi u krijua në laborator/ Teoria interesante e shkencëtarit të Harvardit

Shkencëtari i universitetit të Harvardit ka një teori interesante në lidhje më formimin e universit tonë. Avi Loeb thotë se universi u krijua në një laborator nga qenie të një “klasi” më të lartë të formave jetike. Ish-drejtursi i departamentit të astronomisë në Harvard, shkroi në një artikull këtë javë supozimet e tij se universi mund të jetë formuar në një labortator nga “civilizime teknologjike” më të përparuara se njerëzit. Nesë diçka e tillë do të ishtë e vërtetë, ai tha se historia e origjinës së universit, do të unifikonte idenë fetare të një ‘krijuesi’ me atë laike të gravitetit kuantik.

“Duke qenë se universi ynë ka një gjeometri të sheshtë, një qytetërim i avancuar mund të ketë zhvilluar teknologjinë që ka bërë të mundur krijimin e një universi “foshnjë” nga asgjëja, përmes tunelit kuantik” tha Loeb.

Një nga idetë e paraqitura në artikullin e Loeb është sistemi i klasifikimit të qytetërimit. Ai shkruan se si një civilizim teknologjik të nivelit të ulët, njerëzit i përkasin klasifikimit C. Në momentin që teknologjia jonë të avancojë deri në atë pikë ku mund të krijojmë pavarësi nga dielli ynë, do të ngjitemi në klasfikimin B. Më tej, nëse do të mund të krijonim uniersin tonë, atëherë do të ishim pjesë e klasifikimit A. Pengesa më e madhe, sipas Loeb, që njerëzit të mund të krijojnë universin e tyre është paaftësia për të krijuar një dendësi të madhe të energjisë së materies së errët brenda një rajoni të vogël. Nëse do të arrinim ndonjherë deri këtu, do të mund të takonim krijuesit tanë.

Burimi: The Byte.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë