Saturday, April 20, 2024

Ukraina thotë se do të hapen 11 korridore humanitare

Zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk, tha se do të hapen 11 korridore humanitare për të evakuuar civilët nga zonat e luftës, përfshirë edhe nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.

Përmes një deklarate në Telegram, ajo tha se banorët që largohen nga Mariupoli, mund ta bëjnë këtë vetëm përmes makinave të tyre private.

Vëzhguesit ndërkombëtarë i kanë përshkruar si “apokaliptike” kushtet në këtë qytet-port që gjendet në jug të Ukrainës.

Sipas Vereshchuk, konvojet me autobusë do të përdoren për evakuimin e civilëve nga zonat e tjera.

Zyrtarët ukrainas gati çdo ditë tentojnë të hapin rrugë për evakuimin e civilëve nga Mariupoli.

Në këtë qytet kanë mbetur të bllokuar mijëra civilë, teksa bombardimet dhe luftimet e ashpra po vazhdojnë. Shumica e tentimeve për evakuim, megjithatë kanë dështuar, dhe Ukraina dhe Rusia kanë fajësuar njëra-tjetrën për mosrespektim të armëpushimit./REL

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë