Friday, March 29, 2024

Ukraina përgatitet për kundërsulm në Kherson, thirrje civilëve për evakuim

Zëvendës kryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk u ka bërë thirrje banorëve të Kherson në jug të vendit që të evakuohen, pasi forcat ukrainase po përgatiten për një kundërsulm ndaj rusëve.

Ajo u shpreh se atje do të ketë bombardime dhe luftime mes dy ushtrive, ndaj banorët duhet të largohen, shkruan Reuters.

“Është e qartë se do të ketë luftime, do të ketë bombardime dhe për këtë arsye ne u bëjmë thirrje njerëzve të evakuohen urgjentisht,” tha Vereshchuk në televizionin kombëtar.

Aktualisht, Kherson kontrollohet nga forcat ruse, teksa Kremlini ka deklaruar për mbajtjen e një referendumi për bashkim me Rusinë.

Rajoni i Khersonit përfshin qytetin Kherson, i cili para luftës kishte një popullsi prej afro 300,000 banorësh. Nuk dihet se sa nga banorët e qytetit janë ende atje.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë