Thursday, March 28, 2024

Ukraina duhet të marrë më shumë armatime të rënda, thotë Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se vendet perëndimore duhet t’i dërgojnë Ukrainës më shumë armatime të rënda, teksa forcat ruse vazhdojnë të përparojnë në lindje të vendit.

Gjatë një deklarate për mediat, pas takimit me shtatë liderët evropianë të vendeve aleate të NATO-s, Stoltenberg theksoi se Ukraina duhet të ketë më shumë armatime të rënda.

Në prag të samitit të NATO-s që do mbahet në fund të qershorit në Bruksel, Stoltenberg u shpreh se pavarësisht mbështetjes së koordinuar që aleanca i ka dhënë Ukrainës në më shumë se tre muaj luftë, kërkesat e Kievit për më shumë armatime janë rritur javët e fundit, pasi forcat e saj janë në disavantazh në luftën për të përballuar përparimet ruse në Ukrainën lindore.

Ndërsa Stoltenberg ra dakord që Kievi duhet të furnizohej me më shumë armatime të rënda, ai nuk dha detaje të tjera. Kryeministri holandez Mark Rutte dhe kryeministrja daneze Mette Frederiksen pritën Stoltenberg dhe liderët e Polonisë, Rumanisë, Letonisë, Portugalisë dhe Belgjikës përpara samitit të NATO-s.

Rutte tha se vendet e NATO-s të përfaqësuara në takimin në Hagë besonin të gjitha se “është thelbësore që Rusia të humbasë luftën” dhe Ukraina duhet të ketë akses në të gjitha armatimet e nevojshme për të luftuar këtë betejë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë