Thursday, March 28, 2024

U ndërtua gjatë Luftës së Ftohtë, publikohen pamjet brenda bunkerit bërthamor që po përdoret si strehë nga ukrainasit

Pamjet e mëposhtme tregojnë një bunker bërthamor të ndërtuar gajtë Luftës së Ftohtë në qytetin lindor të Dnipros. Disa dekada më vonë, ky bunker po strehon qindra njerëz në Ukrainën e sotme ndërsa lufta e Vladimir Putin po përshkallëzohet.

Bunkeri fillimisht përdorej nga punëtorët e fabrikës, por vetë uzina ishte braktisur shumë kohë më parë.

Siç shihet edhe nga pamjet, në bunker ka shtretër dhe postera udhëzues se si vishet një maskë gazi ose kostumi mbrojtës.

Krahas një tabele që përshkruan “mësimet e Çernobilit”, ndërsa në pamje shfaqen disa rezerva ushqimore, biskota, pako çaji dhe konserva rreth një televizori sovjetik. Dhomat mund të marrin rreth 700 njerëz.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë