Friday, April 19, 2024

U largua në këmbë, publikohet fotoja e autorit të vrasjes së dyfishtë në Tiranë

Policia e Tiranës ka publikuar foton e Arsen Muskurtit, autorit të vrasjes së dyfishtë të ndodhur pasditen e së martës në kryeqytet.

Arsen Muskurti, i cili njihet edhe me emrin Hamza Kastrati vrau me armë zjarri pistoletë 44-vjeçarin Dritan Muskurti dhe 33-vjeçaren Nora Muskurti.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, autori është larguar në këmbë nga vendngjarja dhe dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak të një konflikti familjar.

Forcat operacionale janë duke kryer disa kontrolle për kapjen rreth rrugicave në rrugën “Islam Alla për kapjen e autorit, aty ku dhe ndodhi ngjarja e rëndë.

Grupi hetimor nën drejtimim e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë