Friday, March 29, 2024

Transporti dhe ushqimet nxisin shtrenjtimin më të madh të çmimeve që prej 2011-ës

Norma e inflacionit gjatë muajit shkurt është ngjitur pranë 3.9%, nga 3.7% që ishte gjatë muajit janar, por edhe muajit dhjetor të vitit të kaluar. Rritja e mëtejshme e inflacionit sinjalizon se, çmimet e konsumit vijojnë tendencën rritëse, pasojë edhe e zhvillimeve më të fundit në ekonominë globale.

Një vit më parë, gjatë shkurtit, norma e inflacionit fiksohej në 1.1%. Ndërkohë, krahasuar me muajin janar të këtij viti, çmimet janë shtrentjuar me 1.3%, thonë të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave në lidhje me indeksin e çmimeve të konsumit. Norma e inflacionit prej 3.9% gjatë shkurtit është niveli më i lartë që prej muajit qershor të vitit 2011, pra niveli më i lartë në 11 vite. Shifra është ndjeshëm mbi objektivin e Bankës së Shqipërisë, pranë 3%, çka sinjalizon se institucioni mund të vendosë shumë shpejt të ndërhyjë në politikat monetare për të stabilizuar inflacionin, duke normalizuar gradualisht normat e interesit.

Sa i përket ndikimit të grupeve kryesore në rritjen e çmimeve gjatë shkurtit, në vend të parë gjejmë “ushqimet dhe pijet joalkoolike”, me 2.45 pikë përqindje kontribut, ndjekur nga “transporti” me 0.55 pikë përqindje. Asnjë prej grupeve nuk ka dhënë ndikim negativ në normën e inflacionit gjatë shkurtit, sinjalizojnë shifrat.

Ndërkohë, sa i përket ndryshimit të çmimeve në terma vjetorë sipas grupeve, në vend të parë gjejmë transportin. Çmimet e kësaj kategorie rezultojnë 10.4% më të shtrenjta se shkurti i vitit të kaluar. Kjo rritje i referohet vetëm shkurtit, pra nuk është refletkuar rritja më e fundit e çmimeve të hidrokarbureve në tregun vendas. Grupi i dytë me rritjen më të madhe vjetore të çmimeve është ai i “ushqimeve dhe pijeve joalkoolike”, 6.9% më të shtrenjta se një vit më parë. Ndryshimet në çmime të kategorive të tjera ndërkohë nuk janë edhe aq të ndjeshme, duke qenë pranë 3%, ose më pak. Shëndeti ndërkohë është e vetmja kategori me rënie të çmimeve, packa se prej vetëm 0.1%.

Sa i përket ushqimeve ndërkohë, zarzavatet janë shtrentjuar me 16.4% krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar, vajrat me 10.1%, frutat me 7%, sheqeri dhe ëmbëlsirat me 6.7%, mishi me 3.9%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 3.3%. Ndërkohë, “buka dhe drithërat” janë shtrenjtuar me 6.8%.

Rritja e ndjeshme e çmimit të hidrokarbureve gjatë këtij muaji ndërkohë, pritet të shkaktojë një efekt zinxhir në treg, çka me shumë gjasa do të çojë në një kapërcim të ndjeshëm të normës së inflacionit gjatë marsit, por që mbetet për t`u parë muajin e ardhshëm./scan

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë