Thursday, March 28, 2024

Trajneri i Kombëtares së Ukrainës vritet në Kiev nga bombardimet ruse

Prej 8 ditësh lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka sjellë mjaft viktima, mes tyre edhe shumë fëmijë dhe sportistë.

Ditën e sotme, trajneri i Kombëtares Ukrainase të Çiklizmit, Aleksandër Kulyk, vdiq pranë qytetit të Sumy gjatë një përpjekjeje për të zmbrapsur sulmin e një agresori, njoftoi Federata Lokale e Çiklizmit. Ai ishte 64-vjeç

Për fat të keq nuk mundi t’i shpëtonte plagëve. Ai është babai i kampionit ukrainas në çiklizëm, 32- vjeçarit Andrij Kulyk.

Ai ishte i përfshirë në një operacion ushtarak për të ndihmuar njerëzit të dilnin nga vendet e rrezikshme.

“Ne i shprehim ngushëllimet familjes”, ka shkruar Federata Ukrainase e Çiklizmit, e cila ka mbetur e tronditur me lajmin. Edhe Unioni Evropian i Ciklizmit ka mbetur i tronditur nga ky lajm.

“Trajneri i nderit i Ukrainës ka ndërruar jetë, derisa po mundohej t’i evakuonte civilët. Mendimet dhe lutjet tona janë për familjen e tij, miqtë dhe për Federatën Ukrainase të Çiklizmit, por edhe presidentit të saj, Andrij Hrivko”, shkruan në profilin zyrtar.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë