Tuesday, April 16, 2024

Tragjike në Vlorë/ Nëna hidhet nga kati i 5-të bashkë me fëmijën. Humbin jetën të dy

Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në Vlorë. Një grua është hedhur bashkë me fëmijën e vogël nga kati i pestë i një pallati, duke gjetur vdekjen. 

Burime paraprake për Konfidenciale, bëjnë të ditur gruaja është identifikuar si Pamela Martirio, 34 vjeçe. Ndërsa foshnja e saj ishte vetëm 1 vjeç.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Pavarësia”. Dëshmitarë nga vendi i ngjarje thanë se gruaja nuk jetonte në këtë pallat dhe se kishte shkuar atje, siç duket, me qëllimin për të ndërmarrë këtë akt tragjik.

“Është hedhur nga kati i pestë nga sheshpushimi. Nuk rrinte aty, ka ardhur thjesht për të bërë këtë. Ishte me gjithë fëmijën. Ndjeva zhurmën që ra dhe dola. Në momentin që dola, ajo ishte e shtrirë dhe fëmija ishte përmbys. Ajo kishte shenja jete, kurse fëmija kishte çarje në fytyrë dhe e mori njëri me një Benz 305. Rri te pallati në anën tjetër, është vajza e dikujt që ka qenë mjek i urgjencës. Mund të ishte tek 30 ose 32 vjeç. Fëmija 2-3 vjeç. Unë lajmërova, s’mund të bëja sehir. Policia erdhi, ambulanca u vonua 10 minuta”, tha një dëshmitar nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa policia në një njoftim paraprak për mediat tha: “Sot më datë 26.11.2021, rreth orës 12:30, në lagjen “Pavarësia 2”, shtetasja P. M., 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”/

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë