Thursday, March 28, 2024

Trafikonin klandestinë kundrejt pagesës, goditet grupi i strukturuar kriminal

Në kuadër të operacionit policore ‘Perimetri’, policia e Korçës ka vënë nën pranga 4 persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi trafikonin klandestinë kundrejt pagesës.

Grup i strukturuar kriminal, ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin, kundrejt përfitimit.

Si rrjedhojë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar për këta shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Të arrestuarit janë:

– A. B., 36 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq,

– B. B., 47 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq,

– L. S., 47 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll,

– E. Z., 24 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll.

 I shpalluri në kërkim është:

– A. Z., 51 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll

Policia  sqaron se në kuadër të këtij grupi të strukturuar kriminal, janë arrestuar më parë nga Policia, në kohë të ndryshme, edhe 3 bashkëpunëtorë të tjerë të shtetasve të lartpërmendur, konkretisht shtetasit A. Gj. dhe L. S., banues në Elbasan, si edhe shtetasi I. D., banues në Korçë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë