Saturday, April 20, 2024

‘Të pafytyrë’, Rama-opozitës: U paguat me para ruse për të rrëzuar qeverinë

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar sërish Partinë Demokratike për lidhje me financimet ruse.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend, Rama iu drejtua deputetëve demokratë, duke thënë se janë të pafytyrë e pa ardhe, të cilët me para ruse donin të rrëzonin qeverinë.

“Ju jeni ca të mbaruar, të pafytyrë, jeni ca njerëz që nuk keni as fe, as atdhe, as iman sepse çoheni këtu në pikë të sabahut, merrni nëpër gojë dhe akuzoni për pazar një personalitet dhe një kompani nga më të mëdhatë e botës. Po të kishit ju fytyrë, fe dhe atdhe, nuk i bënit Shqipërisë atë që i keni bërë.

Jeni paguar me para ruse për të rrëzuar qeverinë e vendit. Më thoni arsyen pse paratë ruse duheshin derdhur në Shqipëri për të rrëzuar qeverinë e vendit tuaj. Apo doni thoni që nuk i keni marrë ato para?”, theksoi ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë