Friday, March 29, 2024

Tajvani pretendon se 13 avionë kinezë shkelën hapësirën e tij ajrore

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit deklaroi se 13 avionë të forcave ajrore kineze shkelën hapësirën ajrore të ngushticës së këtij shteti.

Kjo deklaratë e Taipeit vjen teksa Pekini vazhdon aktivitetet e tij ushtarake pranë ishullit, shkruan Reuters.

Një ditë më parë, Tajvani bëri të ditur se dhjetë avionë kinezë kaluan përgjatë ngushticës së ishullit.

Forcat ajrore të Kinës kanë fluturuar në mënyrë të përsëritur përtej linjës ndarëse ajrore gjatë javës së kaluar si pjesë e stërvitjeve ushtarake të organizuara pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi.

Më herët, ministri i Jashtëm i Tajvanit, Joseph Wu është shprehur se Kina nuk mund të diktojë politikën e jashtme të vendit të tij.

Ai theksoi se delegacione të tjera do të vizitojnë kryeqytetin e Tajvanit, Taipei dhe shtoi se Kina po e përdor këtë fakt si pretekst për të sulmuar ushtarakisht vendin dhe për të ndryshuar status-quonë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë