Friday, March 29, 2024

‘Ta tregoj nesër unë ty’/ Plas sherri në Big Brother VIP

Tensionet mes konkurentëve Ilir Shaqiri dhe Donald Veshajt janë rritur në shtëpinë e Big Brother. Teksa ishin duke zhvilluar provën e javës, Ilir Shaqiri është kapur me Donaldin për shkak të shakave dhe të batutave të këtij të fundit.

Ilir Shaqiri i konsideron ironi teksa thotë se Donaldi nuk ka respekt për asnjë prej banorëve. Për më tepër, ai thotë se çfarë njeriu dhe çfarë artisti je.

Tonet janë ashpërsuar teksa aktori Donald Veshaj i kthehet duke i thënë “ta tregoj nesër unë ty”, por për provën javore mbi realizimin e koreografisë.

Donaldi: Nuk ka lidhje me ty.

Iliri: Çfarë njeriu je, çfarë disipline artistike. Ti bën ironi gjatë gjithë kohës.

Donald: Me ty…

Iliri: Nuk ke respekt për asnjërin nga këto.

Donald: E kuptoj që do të kapesh me mua tani. Pse po flasin të gjithë dhe kapesh vetëm me mua.

Iliri: Bën batuta.

Donaldi: Do bëj sa të kem jetën time.

Iliri: Ik se nuk kam nerva të merrem me ty.

Iliri: Je zero si njeri dhe si gjithçka

Donald: Jam unë skandal se fola kur po flisnin të gjithë.

Iliri: Ata bëjnë pyetje ndërsa ti bën si zhurmues, ironi nga mëngjesi në darkë.

Donald: Sa e vuan ti mor shpirt.

Iliri: Ke një orë që flet.

Donald: Po flas me të tjerët, do ta shikosh nesër.

Iliri: Edhe çfarë artisti je ti.

Donaldi: Kam një orë që e dëgjoj.

Iliri: Edukatën tënde do e tregosh të martën.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë