Saturday, April 20, 2024

Stoltenberg takohet sot në Bruksel me Kurtin dhe Vuçiçin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të mbajë takime të ndara në Bruksel këtë të mërkurë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Sipas njoftimit për media nga aleanca ushtarake e NATO-s, Stoltenberg fillimisht do të takohet me Vuçiçin dhe më pas me Kurtin. Mësohet se pas çdo takimi të ndarë do të mbahen edhe konferenca për media.

Këto takime do të mbahen vetëm një ditë para raundit të ri të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Takimet vijnë në kohën e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, pasi serbët lokalë vendosën barrikada për të kundërshtuar dy vendime të qeverisë që kishin të bënin me dokumentet dhe targat serbe.

Barrikadat u hoqën pasditen e 1 gushtit dhe kryeministri Kurti u zotua se do të shtyjë për një muaj zbatimin e këtyre dy vendimeve.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë