Thursday, April 25, 2024

SPAK kërkon 8 muaj burg për 3 punonjëse të spitalit të Elbasanit

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka kërkuar nga 8 muaj burg, pezullimin dhe dënimin me kusht për dy vjet, për 3 punonjëse të spitalit të Elbasanit.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se punonjëset Anila Ballhysa, Mimoza Zyberi dhe Ardita Beqiri, akuzohen për shkelje të barazisë në tendera.

Gjithashtu bëhet me dije se të pandehurat kanë qenë anëtarë të KVO dhe kanë marrë pjesë në dy tendera, për spitalin e Elbasanit, me vlerë 5 milion dhe 15 milion lekë të vjetra.

Sipas SPAK, ato kanë favorizuar operatorin fitues.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë