Thursday, April 25, 2024

Spaho: Basha premtoi se nuk do t’i digjte mandatet, unë i dola garant në DASH

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka zbuluar detaje lidhur me takimet e kryera në Bundestagun gjerman, tre vjet më parë. Gjatë asaj kohe opozita e bashkuar vendosi të digjte mandatet.

Spaho tregoi për premtimet “boshe” të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili në atë kohë siguroi se nuk do t’i digjte mandatet. Ai shton se Basha jo vetëm nuk po merr përgjegjësinë e veprimeve të tij, por edhe po manipulon opinionin publik.

Deputeti demokrat tha se kreu i Opozitës pati mundësinë të takojë jo vetëm drejtuesit më të rëndësishëm të CDU/ CSU në Bundestag, po edhe njerëz shumë të rëndësishëm të kabinetin të Merkel.

Ai shtoi se në 2018, duke qenë se ishte kreu i Grupit parlamentar të PD, në ambientet e Kuvendit ku edhe u takua me Susan Falatko, Drejtoreshën e Evropës Qendrore dhe Lindore në DASH, e siguroi në emër të kryedemokratit se ai as nuk e kishte në mëndje të digjte mandatet.

Detajet e reja lidhur me prapaskenat e djegies së mandateve vijnë pas një deklarate të kryetares së LSI, Monika Kryemadhi. Në reagimin e saj ajo është shprehur se ishte një vendim ekstrem dhe i paprecedentë në politikën shqiptare, duke shtuar se PD i kishte premtuar LSI-së se “kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Partia Popullore Evropiane do të përshëndeste vendimin e opozitës për djegien e mandateve”.

Une nuk kam qene deshmitar ne komunikimin e zonjes Kryemadhi me zotin Basha.

Keto biseda pergjithesisht jane shume konfidenciale.

Ajo qe une mund te them me siguri, eshte qe ne Maj 2018 kemi vizituar Bundestagun Gjerman dhe zoti Basha pati mundesine te takoje jo vetem drejtuesit me te rendesishem te CDU/CSU ne Bundestag, por edhe njerez shume te rendesishem te kabinetit te Zonjes Merkel.

Te gjithe na kerkuan te mos djegim mandatet dhe Basha i siguroi qe nuk do i djege mandatet.

Ne Tetor 2018 si drejtues i Grupit Parlamentar te PD dhe N/Kryetar i PD, kam pasur nderin te pres ne ambientet e Kuvendit, Zonjen Susan Falatko, Drejtoreshe e Europes Qendrore dhe Lindore ne DASH.

E sigurova ne emer te Zotit Basha, qe atij as i shkon ne mendje qe te djege mandatet.

Pjesa tjeter eshte histori, Basha jo vetem nuk po merr pergjegjesite per cfare ka bere, por po manipulon opinionin publik”, ka shkruar Spaho.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë