Friday, March 29, 2024

Sondazhi/ 65% e serbëve nuk duan luftë me Kosovën

Një sondazh i Demostat në Serbi, i prezantuar nga sociologu Srecko Mihailovic ka rrëzuar propagandën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në lidhje me çështjen e Kosovës.

Nga hulumtimi i kryer “ballë për ballë”, me 1600 të anketuar, nga 24 prilli deri më 4 maj, rezulton se 11% e serbë do luftonin për Kosovën, ndërsa 65% kundërshtojnë çdo konflikt me shqiptarët dhe bashkësinë ndërkombëtare, shkruan Danas.

Mihailovic tha se 22% e të anketuarve besojnë se Rusia është bastioni i politikës së jashtme të Serbisë, teksa 20% mendojnë se është roli i Bashkimit Evropian.

Ndërsa pyetjes, se cili është qëndrimi ndaj Lindjes dhe Perëndimit, 30% e të anketuarve janë për Rusinë dhe Kinën, dhe 35% janë për BE-në, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet skandinave, sipas sondazhit.

Nëse nesër do të mbahej referendum për anëtarësimin në BE, përqindja pro dhe kundër është e njëjtë, 33%.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë