Thursday, March 28, 2024

Skandal/ Ministrja për fëmijët pyetet për vrasjen e Mateos: Nuk kam kohë

Rrëmbimi dhe vrasja e fëmijës 8 vjeç Mateo Vasiu, ka tronditur opinionin publik shqiptar prej më shumë se 2 ditësh.

Thirrjet për ndëshkimin kapital të tij vijnë nga të gjitha anët, ndërsa familjarët dhe të afërmit e fëmijës në Fier, kanë nisur nënshkrimin e një peticioni për dënimin e tij me vdekje.

Por ndërsa tronditja pas krimit monstruoz është e madhe në të gjithë opinionin, ajo nuk ka arritur ende që të prekë anëtarët e qeverisë së Edi Ramës.

Ministrja e Fëmijëve në qeverinë e Edi Ramës, Bora Muzhaqi, e cila duket se e ka marrë postin vetëm për ta mbajtur për vete, sot është përfshirë në një skandal.

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Fëmijeve Bora Muzhaqi e cila ishte e pranishme në një takim është pyetur se çfarë masash do të marrë për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe abuzimi. Por ministrja e Ramës u përgjigj: ”Nuk kam kohë të flas, më duhet të iki.”

Pas insistimit të medieve të pranishme aty, Muzhaqi ka zgjedhur të largohet pa marrë përsipër asnjë përgjegjësi dhe duke mos thënë asgjë.

Pjesë nga biseda:

Gazetarja: Donim t’ju bënim disa pyetje mbi abuzimet

Bora Muzhaqi: Jam shumë vonë më duhet të lëviz

Gazetarja: Mund të përgjigjeni se dy minuta ju marrim. Kjo është përgjigjia juaj? Drejtoni një institucion…

Bora Muzhaqi: Institucioni im nëse do të kishit lexuar VKM-në që tregon përgjegjësitë e mia, do e kishit kuptuar përgjigjen time.

Gazetarja: (Nuk kuptohet mirë)

Bora Muzhaqi: Mirupafshim.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë