Friday, March 29, 2024

‘S’ka lidhje me Ilir Metën’, Berisha tregon cili është personi me inicialet I.M në dosjen e ish-Sigurimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama ka keqpërdorur Shërbimin Informativ dhe Autoritetin e Dosjeve, për të sulmuar ish-presidentin Ilir Meta.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se personi me inicialet I.M, për të cilin i është dërguar një e-mail Aurotitetit të Dosjeve, me pretendimin se ka qenë bashkëpunëtor me Sigurimin e Shtetit, është Ilir Murati.

“Cilido që lexon e-mailin e ka të qartë se I.M-ja është Ilir Murati nga Librazhdi dhe Filip Tale është nga Librazhdi. Nuk ka asnjë lidhje me Ilir Rexhep Metën, këtë e kanë ditur. Edi Rama ka keqpërdorur, ka keqshfrytëzuar në mënyrën më të shpifur, qoftë kryetaren e Autoritetit, qoftë Lindita nikollën. Në dokumentin që Genta Sulo i drejton Lindita nikollës, akuzon direkt Ilir Metën për bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit”, deklaroi Berisha.

Ish presidenti Ilir Meta është politikani i lartë me inicialet I.M që figuron në dosjet e Sigurimit të Shtetit.

Autoriteti i Dosjeve e përmend atë me emër dhe mbiemër në dokumentin që i drejtoi Kuvendit ku i kërkon gjithashtu të ndryshojë ligjin, pasi sipas tij nuk mund të verifikohen figurat politike të verifikuara një herë nga komisioni Mezini e Bezhani.

Meta si politikan i hershëm, ka certifikatë pastërtie, por nëse do të verifikohej sërish, thuhet në dokumentin drejtuar kuvendit, rezultati do të ishte ndryshe. Vetë Meta e quan këtë një lojë të motivuar politikisht.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë