Friday, April 19, 2024

Shyhet sërish vendimi i Gjykatës së Apelit për PD-në

Partia Demokratike do të vijojë të mbetet dyerve të gjykatave. Këtë të enjte, Gjykata e Apelit Tiranë e shtyu vendimmarrjen për ankimin e Alibeajt, i cili ka kërkuar që vendimet e kuvendeve të 17 korrikut dhe 18 dhjetorit të regjistrohen bashkë.

Kjo është shtyrja e dytë, pas asaj që më herët gjykata bëri më 3 nëntor. Shkaku edhe këtë herë ishte i njëjtë, avokati i Alibeajt, Indrit Sefa nuk u paraqit në seancë pasi për arsye personale ndodhet jashtë vendit.

Shqyrtimi i kësaj çështje në Gjykatën e Apelit edhe në rast vendimmarrje nuk do të zgjidhte asgjë sa i takon statutit të Partisë Demokratike që njihet ligjërisht.

Në rastin më të mirë për palën e Enkelejd Alibeajt, nëse gjykata do e pranojë kërkesën, atëherë çështja do të rikthehej në shkallën e parë të gjyqësorit. Në këtë shkallë ka edhe një vendim dhënë nga gjyqtari, Agron Zhukri që ka njohur vendimet e dala nga Kuvendi që thirri Sali Berisha më 11 dhjetor 2021.

Por edhe vendimi i Zhukrit është apeluar nga Alibeaj që kërkon rrëzimin e tij. Për këtë çështje ende nuk ka një datë shqyrtimi nga Gjykata e Apelit. Nëse Apeli do të pranonte kërkesën e Alibeajt, do i hapej rruga e mbetjes në fuqi të vendimeve që kanë dalë nga kuvendi 18 dhjetorit.

Nëse Gjykata rrëzon ankimin e Enkelejd Alibeajt, atëherë për Berishën do të lindte e drejta për ta regjistruar statutin e 11 dhjetorit në regjistrin kombëtar të partive, duke mbajtur në mënyrë definitive vulën dhe firmën e PD-së edhe zyrtarisht.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë