Friday, March 29, 2024

Shpërthim i fuqishëm në Sierra Leone, 84 viktima

84 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi masiv në kryeqytetin e Sierra Leones, Freetown.

Sipas mediave të huaja shpërthimi ndodhi pasi një cisternë nafte 40 metra e gjatë u përplas me një automjet tjetër në një kryqëzim të frekuentuar në qytet.

Në mediat sociale flitet për më shumë se 84 viktima, megjithëse ende nuk ka një numër zyrtar të vdekjeve. Qyteti port me mbi një milion banorë, është përballur me disa fatkeqësi serioze vitet e fundit.

Në mars, më shumë se 80 njerëz u plagosën pas një zjarri të madh në një nga lagjet e varfra të qytetit që la më shumë se 5,000 njerëz të pastrehë.

Dhe në vitin 2017 mbi 1,000 njerëz u vranë pas shirave të dendur, përmbytjeve që çuan në rrëshqitje balte që përfshiu qytetin, duke lënë rreth 3,000 njerëz të pastrehë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë