Thursday, March 28, 2024

Shpallja ”non grata”/ Berisha: Miqtë e mi më kanë njoftuar se dosja nuk ka asnjë fakt

Ish-kryeministri Sali Berisha dha lajmin se jo vetëm që padia e tij ndaj sekretarit Antony Blinken është pranuar, por miqtë e tij e kanë garantuar se dosja ndaj tij nuk ka asnjë provë.

Nga Lezha, ku mbajti Foltoren e rradhës me demokratët, Berisha ftoi çdo zyrtar apo institucion që nëse ka prova apo fakte rreth tij në lidhje me korrupsionin, ta paraqesë në gjykatë.

Sali Berisha: ”Kam kënaqësi t’ju them këtu, ashtu sikurse e morët vesh se gjykatësi në Paris ka pranuar padinë time për shpifje. Miq të mi më kane njoftuar se ajo dosje ka zero fakte, zero prova. Megjithatë, une ftoj Sekretarin e Shtetit, dhe cilindo shtetar apo qytetar të atij institucioni dhe kudo në botë, nëse ka fakte apo ndonjë provë, e ftoj që ta dërgojë në gjykatë. Unë nuk kam asgjë personale.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë