Thursday, March 28, 2024

Shkatërrohet organizata trafikut të drogës, e përfshirë edhe këngëtarja Elsa Lila

Një organizatë kriminale në Itali është shkatërruar nga policia gjatë një aksioni anti-drogë. 13 urdhër-arreste janë lëshuar nga autoritetet italiane, mes të cilëve ka shqiptarë dhe italianë. Deri më tani janë ekzekutuar 9 urdhër-arreste.

Mediat italiane raportojnë se pjesë e të dyshuarve është edhe këngëtarja e njohur shqiptare Elsa Lila 40 vjeç si dhe një boksier i quajtur Petrit Bardhi, i njohur me pseudonimin “Titi”, emri i të cilit doli edhe një tjetër operacion të kryer nga autoritetet italiane disa muaj më parë. Sipas shtypit italian, Elsa Lila dyshohet se mbante llogaritë financiare të grupit kriminal.

Aksioni policor është kryer në Romë dhe Viterbo mëngjesin e së mërkurës. Urdhër-arrestet për 13 persona janë kërkuar nga Antimafia e Romës dhe janë lëshuar nga gjykata.

Sipas autoriteteve italiane, kjo organizatë kriminale e përbërë nga 13 anëtarë ishte e përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Drejtuesit e kësaj bande ishin dy persona, një italian dhe një shqiptar. Ky i fundit raportohet se është larguar nga vendi dhe është në kërkim.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë