Thursday, March 28, 2024

Shitja në verë ose largim falas, skenarët e frikshëm të Robert Levandovskit

E ardhmja e yllit të Bajernit, Robert Levandovski, ka qenë tema kryesore gjatë javëve të fundit. Klubi ka qenë në qendër të kritikave për shkak të qëndrimit të tij hezitues ndaj golashënuesit më të mirë. Pas një periudhe heshtjeje mes bordit dhe sulmuesit polak, gjërat mund të ndryshojnë në javët e ardhshme.

Sipas “SPORT1”, Bajerni tani duhet të zhvillojë bisedimet e para me polakun në muajin prill. Mediat gjermane raportuan së fundmi se Oliver Kahn është i vendosur të zgjasë kontaktin me Levandovskin dhe do të flasë personalisht me golashënuesin më të mirë të Bundesligës.

Megjithatë, sipas kanalit televiziv gjerman, siguria e rinovimit me Robertin nuk është e madhe, kjo dhe për shkak të vetë lojtarit, i cili është lodhur duke pritur radhën e tij.

“SPORT1” pretendon se nëse nuk ka marrëveshje mes palëve, Levandovski mund të shitet në verë për 60 milionë edhe pse kontrata e tij skadon në 2023-shin.

Por klubi me shumë gjasa do ta linte të largohej në një transferim të lirë verën e ardhshme dhe do të pranonte një rrezik të tillë, në rast se nuk ka marrëveshje. Leva mund të “hakmerrej” duke luajtur deri në fund të kontratës me Bajernin dhe më pas të largohej në një destinacion tjetër.

Largimi i Levandovskit si një transferim i lirë do të ishte një goditje e madhe jo vetëm financiarisht, por edhe nga ana e imazhit.

Megjithëse një largim i mundshëm i polakut do të ulte kostot e pagave, Bajerni nuk do të gjeneronte para për sulmuesin dhe nuk do të kërkonte zëvendësimin e tij dhe as nuk do të shpenzonte para për të përmirësuar një pozicion të caktuar dhe kjo do të ishte një goditje fatale që me shumë mundësi do të çonte në fundin e dominimit në futbollin gjerman.

Për momentin bavarezët nuk kanë buxhet për të bërë shpenzime të mëdha dhe kjo është pranuar nga vetë drejtuesit.

Paketa Haland kushton 300 milionë euro dhe pjesa tjetër e lojtarëve që mund të zëvendësojnë polakun janë gjithashtu të kushtueshëm.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë