Friday, March 29, 2024

Sheikët e Njukasëllit futen në lojë për sulmuesin e Barcelonës

Rinovimi me sulmuesin Osman Dembele është një nga prioritetet e Barcelonës. Klubi dhe lojtari prej kohësh kanë nisur bisedimet mes tyre, por deri më tani nuk ka pasur asnjë marrëveshje konkrete.

Kjo ka shtuar ankthin në Barcelonë, që rrezikon ta humbasë lojtarin me parametra zero. Ksavi ka deklaruar se Dembele është në planet e tij dhe cilëson të domosdoshëm për planet e së ardhmes.

Mirëpo, mediat spanjolle pranë Barçës kanë bërë me dije se edhe bisedimet e fundit mes palëve nuk kanë dhënë asnjë fryt.

Në këto kushte në lojë është futur edhe Njukasëlli që është gati ta mbulojë me miliona sulmuesin francez që ky të lërë “Camp Nou”-n dhe të transferohet në Premier Ligë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë