Friday, April 19, 2024

Shefi i OBSH-së: Nuk mund t’iu dërgoj para të afërmve të mi të uritur në Etiopi

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Ghebreyesus, ka thënë se nuk mund t’iu dërgojë të holla familjarëve “të uritur” në rajonin Tigray në Etiopi.

Ky rajon është shkatërruar si pasojë e luftës.

“Kam shumë familjarë atje. Dua t’iu dërgoj para, por nuk mundem”, ka thënë ai në një konferencë për media.

“Nuk e di se kush është i gjallë e kush i vdekur”, ka vazhduar ai.

Prej kur ka nisur lufta më 2020, ky rajon është shkëputur nga pjesa tjetër e botës, pa qasje në telefon apo internet.

Qeveria e Etiopisë është akuzuar për vënie të bllokadës në këtë rajon, e cila ka penguar furnizimet.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë