Tuesday, April 16, 2024

SHBA, gjykata rikthen në fuqi urdhrin për vaksinim të detyrueshëm

Të premten një gjykatë apeli i dha sërish fuqi ligjore për t’u zbatuar një urdhri mbarëkombëtar për vaksinim ose testim të detyrueshëm për COVID-19 që prek bizneset e mëdha.

Urdhri ndikon tek 80 milionë punonjës amerikanë dhe zbatohet tek bizneset me të paktën 100 punonjës. Vendimi nxiti kundërshtarët e tij t’i drejtohen Gjykatës së Lartë duke kërkuar ndërhyrjen e saj.

Rreth një muaj më parë, një gjykatë më e ulët vendosi ta bllokojë urdhrin.

Presidenti Joe Biden e bëri publik vendimin në muajin shtator me synimin për të rritur shkallën e vaksinimit, si një mënyrë për të luftuar pandeminë, e cila ka shkaktuar deri tani më shumë se 750,000 vdekje si dhe ka dëmtuar ekonominë.

Vendimi vjen në një kohë kur zyrtarët amerikanë të shëndetit publik po përgatiten për një valë infeksionesh me koronavirus ndërsa varianti më i ngjitës Omicron po përhapet me shpejtësi në mbarë botën.

Jemi të zhgënjyer nga vendimi i gjykatës, por ne do të vazhdojmë të luftojmë kundër këtij urdhri të paligjshëm në Gjykatën e Lartë”, shkruante në një postim në Twitter Prokurori i Përgjithshëm i Karolinës së Jugut, Alan Wilson. “Ne kemi besim se ai do të bllokohet”.

Brenda pak orësh nga vendimi, të paktën tre ankime u depozituan në Gjykatën e Lartë, duke i kërkuar asaj që ta bllokojë urdhrin menjëherë.

Një nga ankimet e para në Gjykatën e Lartë, u paraqit nga një grup biznesh, që përfaqësojnë bizneset e shitjet me pakicë e me shumicë, magazinimin, transportit, industrinë e udhëtimit e pajisjeve logjistike. Në ankimin e tyre thuhej ndër të tjera se punonjësit ishin gati të largoheshin nga puna vetëm për të mos marrë vaksinën.

Një gjë e tillë do të shkatërrojë zinxhirët tashmë të brishtë të furnizimit dhe tregjet e punës pikut të festave“, thuhej në ankim./VOA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë