Thursday, April 25, 2024

SHBA akuzon Kinën për stërvitjet ushtarake rreth Tajvanit

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Pekinin për veprime “provokative” dhe “të papërgjegjshme”, pasi zyrtarët në Tajvan deklaruan se Kina ka kryer stërvitje ushtarake rreth ishullit.

Uashingtoni ka thënë se Kina po përshkallëzon tensionet mes dy vendeve, shkruan BBC.

“Këto aktivitete janë një përshkallëzim i rëndësishëm në përpjekjet e Kinës për të ndryshuar status quo-në. Ato janë provokuese dhe të papërgjegjshme” tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

Tensionet e rritura vijnë pas vizitës në Tajvan të një delegacioni amerikan të kryesuar nga demokratja e lartë, Nancy Pelosi.

Pekini e sheh vizitën si një sfidë ndaj pretendimeve të saj për sovranitet mbi Tajvanin.

Ministria për Mbrojtje Kombëtare në Tajvan ka thënë më 6 gusht se forcat e armatosura të  vendit kanë lëshuar një alarm dhe kanë dërguar patrulla ajrore dhe detare rreth ishullit.

Sipas ministrisë, 20 aeroplanë kinezë dhe 14 anije kanë vazhduar të kryejnë stërvitje në det dhe ajër rreth Ngushticës së Tajvanit.

Kina dhe Tajvani janë ndarë gjatë luftës civile më 1940, por Pekini insiston se ishulli do t’i kthehet dikur dhe është e gatshme të ndërhyjë ushtarakisht.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë