Thursday, March 28, 2024

Sekuestrohen 246 kg kanabis në Shkodër, në kërkim dy organizatorët

Gjashtë persona janë arrestuar nga policia në Shkodër dhe tetë të tjerë janë shpallur në kërkim për shkak se ishin përfshirë në kultivimin, prodhimin dhe shitjen e kanabisit.

Në banesën e një prej të arrestuarve, shtetasit A. T., 28 vjeç, banues në fshatin Oblikë të Shkodrës, u gjetën dhe sekuestruan 246 kilogramë kanabis.

Si rezultat i finalizimit të operacionit “Vallas”, u arrestuan shtetasit:

-B. R., 26 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër;

-H. M., 51 vjeç, banues në Vallas, Shkodër;

-L. Ç., 34 vjeçe, banuese në Milot, Lezhë;

-A. U. 48 vjeç, banues në Velinaj, Shkodër, si dhe

-D. H. 42 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ndërsa, në afërsi të kësaj banese, në fshatin Vallas janë konstatuar dhe asgjësuar me anë të djegies, nga ana e shërbimeve të Policisë, bimë kanabisi.

Si organizatorë të kultivimit të kanabisit në këtë fshat, dyshohet se është 34-vjeçari Admir Selgjekaj, banues në Bajzë, Malësi e Madhe, dhe 38-vjeçari Arian Popa, banues në Shirokë, Shkodër.

Gjithashtu, në kërkim janë shpallur edhe shtetasit:

-S. B., 35 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër;

-B. L., 21 vjeç banues në Alimetaj, Shkodër

-E. S. 20 vjeç banues në Shirokë, Shkodër, si dhe

-I. D., 26 vjeç, banues në Vallas, Shkodër;

-S. D., 34 vjeç, banues në Vallas, Shkodër;

-A. D., 29 vjeç, banues në Vallas, Shkodër (të afërm të njëri-tjetrit).

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë