Friday, March 29, 2024

Sekretarja e Jashtme britanike, në garë për të zëvendësuar Boris Johnson

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss i është bashkuar garës për të zëvendësuar Boris Johnson në krye të Partisë Konservatore.

Ajo u shpreh se do të luftonte zgjedhjet si konservatore dhe do të qeveriste si konservatore.

Komiteti i deputetëve konservatorë, njohur si Komiteti i 1922-shit do të mblidhet këtë të hënë për të vendosur se kur do të zhvillohen zgjedhjet dhe përcaktuar rregullat e garës, shkruan BBC.

Procesi do të zhvillohet me dy faza, ku në fazën e parë do të përzgjidhen dy kandidatët më të votuar, e më pas do të shpallet fituesi.

Aktualisht, janë 11 kandidatë të cilët pretendojnë marrjen e postit të kryetarit të Partisë Konservatore, pas dorëheqjes së Boris Johnson.

Ai do të qëndrojë në krye të qeverisë britanike deri në kohën kur konservatorët të zgjedhin pasuesin e tij.

Dorëheqjet e Johnson dhe ministrave erdhën pas një sërë skandalesh që përfshinë kabinetin qeveritar duke nisur me festat gjatë izolimit të pandemisë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë