Tuesday, April 16, 2024

Sanksionet ndaj Rusisë kanë dëmtuar Europën dhe SHBA-të, thotë Putin

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se refuzimi i vendeve perëndimore për të bashkëpunuar normalisht me Rusinë, ka dëmtuar si vendet europiane ashtu dhe Shtetet e Bashkuara.

Deklarata e Putin u bë ditën e sotme në një takim virtual, ku u diskutua për çështjet ekonomike dhe të zhvillimit në territoret e Arktikut në Rusi.

Ai tha se “vendet jomiqësore” po shkatërronin zinxhirët e furnizimit në Arktik, shkruan BBC.

Ndërsa Putin pranoi se edhe Rusia po i vuan pasojat, ai tha se vendi i tij ka hapur mundësi të reja për të dërguar burime energjetike në vendet të cilat i kanë të nevojshme.

Bashkëpunimi rus me vendet e tjera të Këshillit Arktik ku përfshihet Kanadaja, Danimarka, Finlanda, Suedia, Norvegjia, Islanda dhe SHBA-të, janë ndërprerë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë